Site icon Telegrafi

Dedaj: Ambasada e Kosovës në Shkup është e angazhuar për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina

Ambasadori i Ambasadës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se kjo Ambasadë është angazhuar për lirimin e ish pjestarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Dedaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ka takuar autoritetet e Shkupit që të lirohet Tomor Morina, sipas tij i arrestuar padrejtësisht në sajë të fletë arrestit serb.

“Të lirohet Tomor Morina!

Ambasada e Kosovës në Shkup, e angazhuar për lirimin e ish pjesëtarit të UÇK-së, Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet e Maqeddonisë së Veriut, në saje të fletë arrestit të Serbisë!

Ndonëse gjindem në pushim të rregullt vjetor, kam vendosur ta ndërprejë pushimin, për të takuar autoritetet e Shkupit zyrtar, që të lirohet Tomor Morina, i arrestuar padrejtësisht, në saje të fletë arrestit serb!
Diplomatët dhe kolegët e Ambasadës së Kosovës,në Shkup, kanë bërë të gjitha perpjekjet dhe angazhimet që z.Morina sa me parë të lirohet dhe të kthehet në Kosovë”, ka shkruar Dedaj në Facebook.

Ndryshe edhe Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit Behgjet Pacolli, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme  (MPJ) është në kontakt të vazhdueshëm më autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Ai  në një postim të tij në rrjetin social, Facebook ka shkruar se , urdhër-arrestet politik të Serbisë, kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në lojëra politike të Beogradit

Ndërsa, Naser raufi, avokat i ish ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina, në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka thënë se pas vizitës që i ka bërë dje klientit të tij gjendja është stabile.

“Gjendja është e mirë. Dje e vizitova. Gjendet në burgun e Shkupit-Shutka. Interesi është në nivel të lartë. Sot në mëngjes u paraqit Agim Nuhiu, zv.ministri i Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe i tregova çka të ndërmarrin. Jemi duke pritur dokumentacionin me prova që e posedon Serbia”, tha Raufi./Telegrafi/

 

Exit mobile version