Site icon Telegrafi

Deda tregon arsyet e dorëheqjes së tij nga Vetëvendosje

Ilir Deda i cili sot ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes një statusi në Facebook ka thënë se nëntë muajt e fundit kanë pasur dallime të mëdha konceptuale në mes tij dhe VV-së.

Deda ka shtuar se do të bashkëpunojnë kudo që ka hapësirë për ndryshimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar,

Në dy vitet e fundit me Lëvizjen Vetëvendosje kemi kaluar një kohë kur kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë, dhe pjesën tjetër në nëntë muajt e fundit kur kemi pasë dallime të mëdha konceptuale – që janë edhe publike – gjatë të cilës kohë kemi funksionuar të ndarë.

Sot me Dardanin në konferencë të përbashkët për media u formalizua ndarja. Edhe pse jo më në një ombrellë politike, ne do të bashkëpunojmë kudo që ka hapësirë për ndryshimin e Kosovës. I falemnderoj të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për bashkëpunim.

Gjatë muajve të ardhshëm do të angazhohem në krijimin e një subjekti të ri politik. Fronti opozitar do të zgjerohet, e një pjesë e brezit të ri politik do ta gjejë veten në përpjekjen e vazhdueshme politike për Kosovën normale – me punësim e jo varfëri, drejtësi e pa korrupsion, e për Kosovën shtet funksional me dinjitet dhe të barabartë me botën.

 

Exit mobile version