Deputeti i “Alternativës”, Ilir Deda ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon normalizim të raporteve me Serbinë, derisa ky shtet nuk po i lejon deputetët dhe sportistët e këtij vendi të hynë në territorin e tij.
Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka theksuar se Serbia në ditën e Evropës po bën veprime fashiste në raport me Kosovës, të cilat sipas tij, nuk po marrin përgjgijen e duhur nga Prishtina zyrtare.
“Kryetari i Kosovës si president dinjitoz do të duhej që dje në takimin me kryeministren më të fortë të Evropës me shpreh zhgënjimin me veprimet e Serbisë. Por, paramendoje ai pavarësisht këtyre gjërave kërkon që të harrohet e kaluara dhe të vazhdohet të shihet në të ardhmen”, ka shtuar Deda. /Telegrafi/