Site icon Telegrafi

Deda nuk do të flasë keq për Vetëvendosjen

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda ka thënë se nuk do të thotë asnjë fjalë të keqe për ish-partinë e tij.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se ish-subjekti i tij politik do të mbetet temë për të cilën ai nuk do të vazhdojë të flasë.

“Asnjë fjalë të keqe për VV-në nuk do ta dëgjosh prej meje”, ka thënë Deda, i cili shtoi se lidershipi i partive të tjera politike si ajo e Partisë Demokratike janë shembull i atyre që nuk po e kalojnë tranzicionin në vend.

Exit mobile version