Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka thënë se trajneri Xavi ka mbështetjen e tyre të plotë.
Deco këmbëngul se pengesat e fundit të ekipit nuk e kanë ndryshuar mendimin e bordit për strategun.
“Shpresoj që projekti i tij të jetë i gjatë, që ne jemi në fillim, jo në mes. Që nga fillimi, sa herë që kam qenë me presidentin (Joan Laporta) kam mbrojtur fuqimisht ardhjen e Xavit, sepse Barça kishte nevojë të rindërtoni veten me njerëz që e njohin klubin”, ka thënë ai për Efe.
“Ai ka aftësinë dhe qetësinë që të mund ta bëjë këtë”.
“Është fituar një ligë shumë e rëndësishme dhe po krijohet një ekip për të tashmen dhe të ardhmen, dhe kjo është rruga”.
“Të gjithë e dimë se është e rëndësishme që të vijnë rezultatet dhe ne gjithashtu duam të luajmë futboll të mirë, por unë besoj se Xavi i ka të gjitha elementet për të bërë mirë”, ka shtuar më tej Deco. /Telegrafi/