Site icon Telegrafi

Declan Rice favorizon transferimin te Man Utd

Mesfushori anglez i West Ham United, Declan Rice i ka ‘shkelur syrin’ Manchester Unitedit.

Rice është njëri nga mesfushorët më të mirë anglez në vitet e fundit dhe paraqitjet e tij kanë bërë shumë klubeve të vihen pas tij.

Chelsea dhe Manchester United janë dy klubet më të interesuara, por Djajtë e Kuq si duket janë ekipi më i preferuar për Rice.

Lexo po ashtu Top 25 lojtarët më të vlefshëm aktualisht në Ligën Premier - befasi te Mohamed Salah

Anglezi i ka dhënë Unitedit një nxitje transferimi pasi e përshkroi Old Traffordin si “një nga vendet e mia të preferuara për të luajtur”.

“Më pëlqente. Sa herë që vij në Old Trafford, gjithmonë kam thënë se është një nga vendet e mia të preferuara për të luajtur”.

“Është një stadium i mrekullueshëm”, ka thënë Rice për Sky ports pas humbjes së Çekanëve ndaj Unitedit. /Telegrafi/

Exit mobile version