Telegrafi

Declan Rice ëndërronte të kthehej te Chelsea – zbulohet arsyeja pse ai përfundoi në Arsenal

Declan Rice iu bashkua Arsenalit për 122 milionë euro nga West Ham United.

Sipas Daily Mail, mesfushori ëndërroi një rikthim te Chelsea qysh prej shumë vitesh.

Anglezi u paraqit për akademinë e Bluve deri në moshën 14-vjeçare dhe është një tifoz i klubit.

Lexo po ashtu Zbulohet paga e majme e Declan Rice te Arsenali - shumë më shumë se sa ka fituar te West Hami

Rice mendoi se përfundimisht do të nënshkruante për Blutë. Megjithatë, pronësia e Todd Boehlyt nënkuptonte se “gjërat u kthyen në një drejtim tjetër”.

Graham Potter thuhet se donte që Blutë të nënshkruanin me anglezin para Enzo Fernandez, por Chelsea e transferoi argjentinasin.

Për më tepër, largimi i Mason Mount, mikut të fëmijërisë së Rice, ka përmbysur gjithashtu peshoren në favor të kalimit në Arsenal. /Telegrafi/