Declan Rice iu bashkua Arsenalit për 122 milionë euro nga West Ham United.
Sipas Daily Mail, mesfushori ëndërroi një rikthim te Chelsea qysh prej shumë vitesh.
Anglezi u paraqit për akademinë e Bluve deri në moshën 14-vjeçare dhe është një tifoz i klubit.
Rice mendoi se përfundimisht do të nënshkruante për Blutë. Megjithatë, pronësia e Todd Boehlyt nënkuptonte se “gjërat u kthyen në një drejtim tjetër”.
Graham Potter thuhet se donte që Blutë të nënshkruanin me anglezin para Enzo Fernandez, por Chelsea e transferoi argjentinasin.
Për më tepër, largimi i Mason Mount, mikut të fëmijërisë së Rice, ka përmbysur gjithashtu peshoren në favor të kalimit në Arsenal. /Telegrafi/