Site icon Telegrafi

Decenium Special Edition do të kushtojë më shumë se Audi R8 (Foto)

Megjithëse, nuk do të ketë më shumë fuqi

Audi ka bërë të ditur se e ka shtyrë prodhimin e modelit R8 deri më 2020, ndërsa do ta lansojë Decenium Special Edition, për ta shënuar dhjetë vjetorin, transmeton Telegrafi. Ky lajm dihet për disa muaj, por tani është bërë i ditur edhe çmimi që do të ketë.

Klientët e kupesë R8 V10 duhet të paguajnë çmimin bazë prej 169,900 dollarë, për versionin Spyder 182,100 dollarë. Të dyja e kanë motorin me 5.2 litra që prodhon 562 kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrijnë për 3.4 sekonda, ndërsa Spyder për një sekondë më shumë.

Versioni RWS do të kushtojë 138,700 dollarë, ndërsa nuk do të jetë në dispozicion para vitit 2020. Ata që duan të dallojnë nga R8, duhet të paguajnë 214,995 dollarë, për një Decenium Special Edition, që do të prodhohet në vetëm 222 njësi.

Kjo makinë që do të kushtojë më shumë, nuk do të ketë fuqi më të mëdha, por do të ketë përfundime ngjyrë bronzi në shumë pjesë, përfshirë edhe rrotat.

Njëjtë ndodhë edhe në brendësi, ku vërehet qartë shenja Decenium, ndërsa gjithçka do ketë përfundime bronzi, në një hapësirë shumë luksoze. /Telegrafi/

Exit mobile version