Site icon Telegrafi

Deçani kampion vjeshtor në Ligën e Parë në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Ka përfunduar stinori vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

U zhvillua një garë e mirë, ndërsa në skuadra kanë parakaluar shumë hendbollistë të talentuar.

Sa i takon rezultateve, është shquar Deçani, që ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Me 18 pikë, Deçani është kampion vjeshtor në Ligën e Parë.

Deçani edhe një herë konfirmohet si vatër e hendbollit kosovar dhe me të rinj të talentuar për sportin tonë.

Vlera kanë shfaqur edhe Samadrexha, Rahoveci, Lepenci, Ulpiana, Drita, KEK-u, Vjosa, Dukagjini e Istogu. Garë edhe më e mirë pritet në pjesën e dytë të kampionatit.

Exit mobile version