Pronat e kompleksit hotelier turistik “Iliria“, pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë mbetur si pjesë e Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit.
Dhënia e këtyre pronave Manastirit së bashku me pronat e ndërmarrjes Shoqërore “Apiko”, kanë bërë që qytetarët e Deçanit të dalin në protestë .
Ata thonë se do e kundërshtojnë në çdo formë këtë vendim pasi që konsiderojnë se është i padrejtë. Përgjegjësinë ia hedhin Gjykatës Kushtetuese dhe Qeverisë.
E, kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, thotë se në asnjë variant nuk do e zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ai thotë se ky vendim është politik i ndikuar nga Bashkësia Ndërkombëtare.
Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj fton Bashkësinë Ndërkombëtare që të heqë dorë nga këto prona. Ai thotë se janë të gatshëm që të ulën dhe të dialogojnë.