Telegrafi

Deçan, gjuhet me armë zjarri një person

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë në fshatin Rastavic të Deçanit, një person është gjuajtur me armë zjarri.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:35, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke punuar me një ekskavator, persona të pa njohur nga një distancë kanë shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit të pa njohur, ndërsa në automjetin (kombi) të viktimës janë vërejtur tri vrima dhe një predhë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/