Site icon Telegrafi

Debutimi i suksesshëm i Liridon Krasniqit me Johorin, fiton trofeun e parë dhe urohet nga Mario Balotelli

Liridon Krasniqi e ka nisur për mrekulli aventurën e tij tek skuadra e re Johor.

Kampioni i Malajzisë ka luajtur finalen e Superkupës kundër ish-skuadrës së Krasniqit, Kedah duke triumfuar me rezultat 1-0.

Në një atmosferë fantastike, Johor ka triumfuar me rezultat minimal falë golit të shënuar nga ish-mbrojtësi i Lazios, Mauricio.

E mesfushori kosovar që ditë më parë është pajisur me pasaportën e Malajzisë ka bërë edhe debutimin me skuadrën.

Krasniqi që në këtë takim erdhi nga një lëndim i gjatë u aktivizua në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes.

Kaq i ka mjaftuar vitiasit që ta fitoj trofeun e parë me klubin e ri.

E pas publikimit të fotove të festës, Liridon ka marrë urime edhe nga reprezentuesi italian Mario Balotelli.

Duket se Krasniqi dhe Balotelli kanë një miqësi të mirë dhe kjo ka bërë që italiani ta uroj atë për trofeun e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version