Site icon Telegrafi

Debutim i suksesshëm i Hadergjonajt me Kasimpasën, marrin një pikë në udhëtim

Florent Hadergjonaj ka debutuar me skuadrën e tij të re Kasimpasa.

Mbrojtësi i Kosovës ka qenë titullar me klubin e tij të ri në udhëtim te Ankarguchu.

Skuadra nga Stambolli ka marrë një pikë shumë të vlefshme në udhëtim pasi ka barazuar 1-1.

Hadergjonaj pati paraqitje mjaftë të mirë dhe u vlerësua lartë loja e tij nga turqit.

Kasimpasa kësisoj kthehet te rezultatet pozitive pas katër humbjeve radhazi në kampionat.

Bardhekaltërtit ndodhen në pozitën e 16-të në tabelë me 16 pikë të tubuara, duke lënë dy pikë mbrapa rivalin e sotëm Ankarguchun.

Ndeshjen e ardhshme Hadergjonaj dhe Kasimpasa e tij do ta luajnë derbi lokal ndaj Galatasarayt. /Telegrafi/

Exit mobile version