Telegrafi

Debutim për Quique Setien: Barcelona – Granada, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Granada i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që zhvillohet në kuadër të javës së 20-të në La Liga.

Quique Setien do të debutojë si trajneri i ri i Blaugranasëve, që e shkarkuar pak ditë më parë Ernesto Valverden shkaku i rezultateve të dobëta.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në Camp Nou, ndërsa katalunasit padyshim që shihen si favorit.

Setien në debutimin e tij ka vendosur që të luajë me skemën 4-3-3, derisa në skuadër nuk mund t’i ketë lojtarët si, Ousmane Demebel dhe Luis Suarezin që janë të lënduar, ndërsa Frenkie de Jong është i suspenduar me karton të kuq.

Në anën tjetër, Granda do të jetë pa lojtarët si, Quini që është po ashtu i lënduar, gjersa Angel Montoro e ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Busquets, Vidal, Rakitic; Ansu Fati, Griezmann, Messi.

Formacioni startues i GrandasRui Silva, Víctor Díaz, Germán, Duarte, Foulquier, Gonalons, Eteki, Azeez, Vadillo, Machís dhe Carlos Fernández. /Telegrafi/