Site icon Telegrafi

Debutim ëndrrash për Muriqin, shënon dy gola të bukur për katër minuta te Rizespori (Video)

Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij tek Rizespori.

Sulmuesi prizrenas iu bashkua ditë më parë klubit turk nga Genclerbirligi por që shuma nuk është bërë publike.

E në ndeshjen debutuese për Rizesporin, Muriqi shkëlqeu duke shënuar dy gola në fitoren 0-3 si mysafirë tek Manisaspor.

Muriqi e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe golin e parë e shënoi në minutën e 72-të pas asistimit nga Samudio.

Goli i dytë i reprezentuesit kosovar ishte fantastik pasi shënoi me gjysmë volle nga distanca.

23-vjeçari luajti gjatë tërë ndeshjen dhe tregoi se transferimi i tij ishte i duhuri nga Rizespori.

Pas 18 javëve në Ligën e Parë të Turqisë, Rizespor zë pozitën e tretë në tabelë me 34 pikë një më pak se vendi i dytë dhe i parë.

Rizespor po lufton për tu rikthyer në elitën e futbollit turk. /Telegrafi/

 

https://twitter.com/TFF1Liggoller/status/955083028296060929

Exit mobile version