Telegrafi

Dëbimi i 27 diplomatëve rusë nga SHBA-ja, pritet të largohen gjatë muajit janar

Ambasadori i Rusisë në Washington njofton se 27 diplomatë e dëbuar pritet të largohen nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me anëtarët e tyre të familjes.

Sipas ambasadorit Anatoly Antonov, ata do ta lëshojnë SHBA-në në fund të muajit janar.

“Diplomatët tanë po dëbohen. 27 persona së bashku me familjet e tyre do të largohen nga vendi më 30 janar. Ne po përballemi me një mungesë serioze të stafit”, tha Antonov në një intervistë për Soloviev, raporton Reuters.

Rusia ka thënë se mbi 100 diplomatët e saj ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016 kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.

Lexo po ashtu Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata

Sipas zëdhënëses së Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë personelin e misionit rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Administrata e presidentit Joe Biden gjatë muajit të kaluar ka thënë se personeli i misionit të SHBA-së në Rusi ishte reduktuar në 120 persona nga 1,200 që ishte në fillim të 2017-së, si rezultat i një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.

Gjatë këtij viti, Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jo-diplomatike dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza si vendet e treta. /Telegrafi/