Site icon Telegrafi

Debatuan ashpër me njëri-tjetrin, pajtohen Getinjo dhe Vivien

Getinjo dhe Vivien u bën çifti i parë i krijuar brenda Big Brother VIP Kosova.

Kur u duk që dyshja janë të pandashëm mes tyre ndodhi një debat i ashpër që përfundoj me diskutime dhe madje Vivien shpërtheu në lot.

Reperi nga Ferizaj i kërkoi asaj të larohej nga shtrati i tij gjë që nxiti një reagim të ashpër nga Vivien, e cila e akuzoi Getinjon që e përdori për lojë.

Foto: Screenshot/YouTube

Raporti i tyre u komentua edhe mbrëmë (e premte) gjatë “Prime”, por duket se mëngjesin e ditë së sotme ata kanë arritur të gjejnë mirëkuptim.

Foto: Screenshot/YouTube

Dyshja u panë duke diskutuar me njëri-tjetrin teksa qëndronin afër madje edhe shkëmbyen përqafime të ngrohta.

Kujtojmë që Getinjo dhe Vivien madje kaluan momente romantike edhe në ‘dhomën e sekreteve’ si një befasi për ta nga “Vëllai i Madh”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndryshe, theksojmë që banorët e eliminuar mbrëmë ishin MC Beka dhe Gigliola.

Ndërkohë, konkurrentët e mbetur në shtëpinë e famshme janë drejtë synimit për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version