Telegrafi

Debati me Vedat Bajramin, Stresi: Nuk do të doja të takohem me të as jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova

Humoristi i njohur nga Kosova, Vedat Bajrami pak javë më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Ai shpejt u kthye në një protagonistë dhe ndër banorët më të komentuar, një vëmendjen të madhe mori edhe nga debate me reperi, Stresi.

Reperi nga Shqipëria vazhdimit kishte folur për ish-bashkëshorten e tij, Kejsin duke treguar edhe se ajo vuan nga ‘dy tumore në kokë’.

Pikërisht për këtë kishte ardhur një reagim i Bajramit ndaj reperit, duke thënë se ai do të duhej të ishte jashtë BBVK për të përkrahur ish-gruan e jo brenda spektaklit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ron Zaiti

Ky debat ka vazhduar edhe në disa raste të tjera dhe dyshja nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët, madje së fundmi Arkimed Lushaj (emri i plot) tha se nuk do të dëshironte të takohej me aktorin e humorit as jashtë shtëpisë së famshme.

“Unë me Vedatin u sqarova, por është ajo gozhda që të më mbes, me të tregu të drejtën kur të dal nuk preferoj as me u pa, as nuk e mirëpres as ai nuk pres me më mirëprit”, tha Stresi ndër tjera.

Ndryshe, nga shtëpia e Big brother VIP Kosova mbrëmë u largua Atdhe Xharavina, i cili edhe nisi një romancë me Xhuli Nurën, por pak ditë më vonë i ndan rrugët me njëri-tjetrin./Telegrafi/