Site icon Telegrafi

Debati me Turqinë, liderët evropianë “tregojnë dhëmbët”

Disa liderë evropianë kanë kritikuar Turqinë në kuadër të kontradiktës që pasoi përpjekjet e qeverisë turke për të zhvilluar mitingje në vendet evropiane.

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, akuzoi Gjermaninë dhe Holandën si nazistë, pasi këto vende bllokuan përpjekjet turke.

E kryeministri holandez ,Mark Rutte, tha se komentet e Erdogan ishin të papranueshme, pasi nuk mund të akuzohet si nazist një vend që u bombardua nga nazistët në luftë. Rute shtoi se nëse Turqia vazhdon në rrugën e saj, Holanda do të konsiderojë përgjigjen.

Në të njëjtin kuadër, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se shpreson që Turqia të ndryshojë qëndrim, ndërsa kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen, shtyu një takim të planifikuar me Erdogan, pasi tha se parimet e demokracisë janë të kërcënuara në Turqi.

Rasmusen shtoi se e shtyu takimin, sepse ai nuk mund të zhvillohej i ndarë nga situata e krijuar pas sulmeve verbale turke ndaj Holandës.

Qëllimi i mitingjeve të organizuara nga qeveria turke ishte që të nxisnin turqit që jetojnë në Evropë që të votojnë për të mbështetur referendumin që zgjeron fuqitë e presidentit.

Por mitingjet e planifikuara në Gjermani, Austri dhe Holandë u ndaluan nga autoritetet vendase që e justifikuan këtë me shqetësime për sigurinë dhe rritje tensionesh.

Megjithatë, ministri gjerman i brendshëm, Thomas de Maiziere, u tregua mjaft i qartë dhe tha se fushata zgjedhore turke nuk ka punë në gjermani.

Me referendumin e 16 prillit, Turqia do të vendosë nëse do të kthehet në një republikë presidenciale duke i dhënë Erdoganit superfuqi.

Miliona turq jetojnë jashtë vendit dhe qeveria kërkon që të marrë votat e tyre. Por duket se Ankaraja nuk kishte llogaritur reagimin e vendeve perëndimore që ndaluan mitingjet, diçka që zemëroi tej mase presidentit Erdogan. /tch/

Exit mobile version