Telegrafi

Debati i tretë i Republikanëve në SHBA, Zelenskyn e quajtën komedian – diskutuan edhe për Izraelin

Kandidatët Republikanë për president të SHBA-ve kanë mbajtur në Miami debatin e tretë ku biseduan për një sërë çështje të brendshme politike, por edhe për tema sa i përket politikës së jashtme.

Siç raportojnë mediat amerikane, në debat kanë marrë pjesë pesë kandidatë, e vëmendjen më të madhe e “vodhën” Ron DeSantis dhe Vivek Ramaswamy, transmeton Telegrafi.

Duke komentuar situatën në Ukrainë, Vivek Ramaswamy ka folur për veprimet e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ukraina nuk është burim i demokracisë. Ky vend ka ndaluar 11 parti opozitare. Të gjitha mediat i ka futur në një kompani mediale. Nuk është veprim demokratik. Ka kërcënuar se nuk do të mbajë zgjedhjet këtë vit nëse SHBA-të nuk i dërgojnë para. Një komedian në pantallona ushtarake, burri me emrin Zelensky”, tha kandidati.

Gjithashtu kanë folur edhe për rajonet që janë pushtuar nga rusët në Ukrainë.

“Rajonet ukrainase që Rusia aktualisht i ka pushtuar, Luhanskun dhe Donetskun. Janë këto rajone rusofolëse që madje nuk janë pjesë të Ukrainës që nga viti 2014”, shtuan ata.

E një prej temave tjera për të cilat u diskutua ishe Izraeli e aty është kyçur edhe Ron DeSantis.

“Në momentin e sulmit të 7 tetorit në Izrael, gjendeshin edhe qytetarë të Florës. Joe Biden nuk i përmendi. Nuk arritën të hipin në aeroplan. Kam dërguar aeroplanët në Izrael dhe i kam kthyer mbi 700 persona në shtëpi. Ka mundur të ketë më shumë pengje po të mos kishim vepruar. Ne vepruam dhe shpëtuam jetë”, tha DeSantis. /Telegrafi/