Site icon Telegrafi

Debati përfundoi, Murat Meha fyen ata që nuk mendojnë si ai

Në përfundim të debatit të sotëm për demarkacionin, folën përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, që dhanë mendimet e tyre pro dhe kundër këtij procesi.

“Kemi dëshmuar se kur duam mund të jemi bashkë mund të zgjidhim çështje”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit Shtetëror, Murat Meha, në konkuzionin e fundit tha “Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna që tregojnë përputhshmërinë”.

“Ne si komision e mbajmë qëndrimin tonë profesional. Mashtrimi i këtyre mashtruesve është spekulimi me rregulloren e punës dhe spekulimi që thuhet se pse kadastri i Kosovës nuk është në rregull. I kemi materialet e Malit të Zi. Pse nuk i keni shfletuar materialet e Kosovës që janë në dispozicion. Mali i Zi i ka materialet për zona kadastrale për komuna dhe tregojnë fiks përputhshmërinë. Aty përputhen dhjetë zona kadastrale. Këto të dhëna kadastrale për territorin tonë i kemi përgjatë gjithë vijës kufitare, e aty i kemi 18 zona kadastrale”, ka thënë ai.

Exit mobile version