Pas deklaratave të Gary Neville se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka ardhur reagimi i analistit tjetër të Sky Sports, ish-yllit të Liverpoolit, Jamie Carragher.
Mbrojtësi i dikurshëm i Manchester Unitedit ka rreshtuar disa të dhëna pse mendon se superylli portugez është përpara Lionel Messit në listën e më të mirëve në histori të futbollit.
Porse kolegu i tij ka reaguar shpejt ndaj këtij konstatimi duke i dhënë përparësi superyllit të Paris Saint-Germainit.
https://twitter.com/SkySportsPL/status/1437485805119885317
“Askush nuk është më shumë tifoz i Ronaldos apo më shumë tifoz i Messit, (por), Ronaldo nuk është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave… Unë do të thosha se është miku i tij këtu (duke iu referuar Messit)”.
“Ti po flet për dallimin e llojeve të golave. Nuk ka rëndësi se si hyn topi në rrjetë. Messi ka rekord më të mirë golashënues se Ronaldo. Messi po ashtu mund ta udhëheqë vet një ndeshje; Ronaldo nuk mund ta bëjë këtë”.
“Messi, si lojtar, mund të të dërgojë në një vend ku në të vërtetë nuk mund të besosh atë që sheh. Ronaldo bën atë që mund ta bëjnë edhe lojtarët tjerë. Messi mund të bëjë gjëra që nuk i ke parë kurrë më herët”, ka deklaruar Carragher. /Telegrafi/