Telegrafi

Debati për marrjen e imunitetit të Vlejanovskit vazhdon pas orës 21:00

Në ora 21:00 duhet të rikthehet debati në Komisionin për Çështje të Mandatare dhe të Imunitetit.

Debati i pasdites ishte me tensione, me replika të kundërta mes deputetëve nga opozita dhe pushteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Opozita maqedonase thotë se bëhet fjalë për linç publik duke kërkuar kështu heqjen e imunitetit gjithë deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Shumica kuvendare thotë se duhet duhet të zbulohet organizatorët e 27 prillit dhe të çohen para drejtësisë.

Pas ndërprerjes, sipas njoftimeve, pritet të mbajnë fjalim tre deputetë. Debati do të mbarojë diku rreth mesnats me çka komisioni do të dërgojë përfundimin e debatit kryetar të Kuvendit i cili më pastaj do të thërrasë seancë pleanre. Vendimi për marrjen e imunitetit të deputetit miratohet me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm./Telegrafi/