Opinionisti në Big Brother VIP Kosova 2, Nderim Neziri, e ka përkrahur Shqipe Hysenajn në lidhje me fenë.
Sipas tij, banorja thotë se është besimtare që nuk e ka shfrytëzuar fenë në lojën e saj.
“Nuk e ke proklamuar besimin tënd, andaj bravo“, i tha Nderimi, Shqipes.
E krejt në fund, moderatori i këtij programi Alaudin Hamiti, i reagoi me ironi Nderimit.
“Po e luan avokatin e Islamit apo si”, iu drejtua Alaudini teksa nuk e la më shumë të fliste.
Kjo nisi pas një debati të Santiana Malokut me Shqipen, ku u përfshi edhe feja.
Të njëjtat kanë pasur një përplasje të madhe gjatë këtyre ditëve, gjegjësisht pas daljes së Bucit nga shtëpia. /Telegrafi/