Telegrafi

Debati i një nate më parë, Elsamedi: Niveli më i ulët i njerëzimit

Debati i një nate më parë i Elsamedit me Olsit, por dhe me Danjelin dhe Donaldin nuk mund të kalonte pa komente në shtëpi.

Elsamedi ka folur për këtë debat me Musën dhe me Donën, të cilët nuk ishin prezentë. Ai thotë se debati degjeneroi në nivele të ulëta.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

“Doja të ishit mbrëmë dhe të shikonit. Ka degjeneruar debati në nivelin më të ulët të njerëzimit. Janë njerëz pa kapacitet. Një njeri që ka kapacitet mendoj unë, nuk duhet të kalojë në ato lloj fazash”, thotë Elsamedi.

Ndërkohë, Musa nuk preferon të japë komente. “Unë nuk dua të gjykojë mbi këtë situatë”, thotë Musa.