Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, deklaron se me qëndrimet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mban për korrigjim të kufijve me Serbinë po mbron interesat e Beogradit.
Në një intervistë për “Panorama”, Mustafaj kujton se pretendimin për të korrigjuar kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë e ka dëgjuar që 15 vite më parë, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm.
Por, sipas Mustafajt, pretendime të tilla kanë ardhur gjithmonë nga zyrtarë të lartë të Beogradit dhe asnjëherë nga përfaqësues të politikës shqiptare.
Ai thekson se Thaçi, pas deklaratave për korrigjim të kufijve me Serbinë, duke përfshirë në territorin e Kosovës, Luginën e Preshevës, gjendet përballë një presioni shumë të madh politik dhe publik.
Sipas Mustafajt, ka qenë pikërisht kjo gjendje e rënduar psikike që ka shtyrë Thaçin të artikulojë, siç ka thënë, shumë të pavërteta në drejtim të ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU