Telegrafi

Debatet mes lojtarëve dhe stafit të Barçës dhe Espanyolit vazhduan edhe në tunelin e stadiumit

Espanyoli dhe Barcelona barazuan me rezultat 1-1 në La Liga, pjesa e dytë e këtij takimi ishte e tensionuar dhe me shumë polemika.

Pas sinjalizimit të gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes diskutimi mes palëve u zhvendos edhe në tunelin e stadiumit RCDE.

Tensionet ishin të mëdha gjatë gjithë takimit për lojën e ashpër, por u rritën kur Gerard Pique barazoi rezultatin dhe festoi para tifozëve vendas duke iu kërkuar qetësi.

Gerard Pique duke festuar golin para tifozëve të Espanyolit (Getty Images)

Dhe normalisht që kjo shkaktoi nervoz jo vetëm te tifozët, por edhe te lojtarët e Espanyolit dhe stafit të tyre, pasi ata e konsideronin si mungesë respekti dhe nxitje të tensioneve.

Në raportin e ndeshjes gjyqtari Jesus Gil Manzano, e ka bërë qartë se diskutimet mes lojtarëve kanë vazhduar edhe në tunel, por nuk ka përmendur ndonjë emër specifik.

“Në fund të ndeshjes kur ne u futëm në tunel, gjetëm një grup lojtarësh dhe të stafit nga të dy klubeve duke debatuar me njëri-tjetrin. Por, nuk kemi vërejtur ndonjë lloj agresioni”, ka shkruar Manzano.

Në raport nuk janë përmendur koret fyese të tifozëve vendas drejt Piques dhe as se spanjolli ka bërë ndonjë gjest ndaj tifozëve vendas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tuWX_mJu9Yw