Telegrafi

Debate të shumta për bluzën nga marka PrettyLittleThing

PrettyLittleThing ka prodhuar disa artikuj interesantë të modës në të kaluarën.

Por është një bluzë e re e prerë, që mund ta bëjë blerësin të tregojë më shumë sesa ishte planifikuar.

Shitësi me pakicë reklamoi një bluzë të disponueshme në ngjyrën e kaltër dhe të zezë – në një model, por njerëzit shqetësohen për ata që kanë gjinj më të mëdhenj.

Në model, pjesa e sipërme përshtatet mirë, duke zbuluar një grimë të vogël të nën-gjirit, por nëse dikush me gjoks më të zhvilluar e provon, do të ketë probleme.


Bluza – e krijuar për tu veshur pa sytjena – mbahet së bashku nga një lidhëse e vogël dhe e hollë, që do të thotë nëse këputet, çdo gjë del në shesh.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale nuk ishin të kënaqur pasi kishin frik nga ndonjë incident i mundshëm, ndërsa të tjerë ishin të sigurt që ajo nuk do t’ju përshtatej. /Telegrafi/