Graciano Tagani dhe Jul Deda janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e mërkurë).
Ata prej disa ditësh i kanë lëshuar fjalë njëri-tjetrit, e herë pas here duke kaluar edhe në ofendime.
“Je danez apo shqiptar”, iu drejtua aktori i njohur, prezantuesit.
“Jam shqiptar, por jo ai shqiptari që ka rrahur gratë nuk dua të jem unë”, u përgjigj valltari.
Kjo më pas bëri që të reagonte edhe më ashpër Juli, me fjalët: “Artist shqiptar dhe djalë pis, je fundërrinë. Je një pusetë e kësaj shoqërie”.
Graciano që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka pasur disa probleme me banorët e tjerë.
I njëjti këto ditë pati një përplasje të madhe edhe me aktorin Romeo Veshaj. /Telegrafi/