Site icon Telegrafi

Debat me tone të larta, G Bani – Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Amber, G Bani dhe Joz Marku janë banorët që u rikthyen në Big Brother VIP Albania 4.

Atyre iu dha një shans i dytë nga publiku, ndërsa me të hyrë kanë shkaktuar debate të ashpra.

Ka qenë Amber që pati një përplasje me G Banin, ku ky i fundit doli me zarf të zi e transgjinorja u largua me vetë dëshirë.

Reperi i tha asaj se e la lojën pasi i kishte thënë Gjesti për ta dërguar të punojë në një strip club.

“U dorëzove për goditjen nën brez sepse të tha Gjesti hajde të të marrë të punosh në një strip club dhe ike se the si do të dukem jashtë”, tha ai.

Lexo po ashtu Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e eliminuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

E Amber nga ana tjetër ia ktheu: “Nuk i trembem fare. Publiku ka dashur të më rikthej sërish”.

Pritet të shihet se si do të jetë loja e tyre tani e ditëve në vazhdim. /Telegrafi/

Exit mobile version