Humbja e Shqipërisë nga Spanja ka qenë e hidhur për të gjithë tifozët e Kombëtares.
Mirëpo një gjë tjetër ka ndodhur para ndeshjes, teksa trajneri De Biasi dhe mesfushori Ergys Kace kanë pasur një debat të ashpër.
Anëtari i skuadrës çeke Viktoria Plzen po kalon nëpër një formë shumë të mirë dhe ka kërkuar të luajë.
Mirëpo De Biasi nuk ka dashur të dëgjojë për këtë gjë dhe e ka përjashtuar nga banka duke e dërguar ta shikojë ndeshjen nga tribunat e stadiumit ‘Loro Boriçi’.
Mbetet të shihet nëse Kace do të grumbullohet në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/