Komuna e Velesit është ndër të parat që ka zhvilluar Kadastrën për ambient jetësor. Ky dokument strategjik për pushtetin lokal është bërë për të gjetur një zgjidhje dhe për të zvogëluar ndotjen e ajrit në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grimcat PM10 gjithmonë janë mbi nivelin e lejuar. Statistikat tregojnë se një të tretën e vitit qytetarët e Velesit thithin ajër ma grimca të dëmshme mbi nivelin e lejuar.
Qeveria lokale gjatë debatit publik tha se trupi koordinues duhet të punjë në mënyrë aktive në muajt e ardhshëm dhe masat e para duhet të prezentohen gjatë pranverës, që të ketë kohë të mjaftueshme që ato të zbatohen./Telegrafi/