Telegrafi

Debat për degradimin e mjedisit dhe qasjen e medias

Radio Deutsche Welle dhe Kolegji UBT dhe, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temën “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”.

Gjatë këtij debati do të prezantohen edhe hulumtimet e studiuesve në UBT dhe nga mediat në Kosovë, si dhe nga gazetarët mysafirë, që do të nxjerrin në pah gjendjen e mjedisit në vend.

Debati do të mbahet në kampusin e UBT-së në Lipjan.