Site icon Telegrafi

Debat i nxehtë në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive

Alsat-M njofton se deputetët e OBRM-PDUKM-së edhe në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve vazhduan me ndërhyrjet procedurale duke e stërzgjatura debatin, veprim ky që nxiti polemika mes deputetët e shumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rend ditë të komisionit ishin raportet për dy vitet e kaluara të punës së Këshillit Buxhetor Gjyqësor dhe realizimi i Buxhetit Gjyqësor dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

”Mendimi i Qeverisë për këto raporte është punë e saj, por ne nuk duhet as këtë, as qeverinë e kaluar dhe qeveritë vijuese ti kursejmë për punën e tyre që të shqyrtoj një raport të caktuar, dhe ministria përgjegjësedhe e tërë qeveria të jep mendim për raportin e caktuar. Në fund të fundit, mendimi i Qeverisë paraqet respekt për punën e komisioneve shtetërore, ndaj raporteve të institucioneve dhe punës së Kuvendit”, deklaroi Antonio Milloshoski, OBRM-PDUKM.

Por, deputeti socialdemokrat, Hari Llokvenec, tha se kjo që ndodhi sot në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve, është diçka e parë dhe e pritur nga OBRM-PDUKM-ja.

”Si përfundim i diskutimit tim, ju lus, mos tentoni nëpërmjet vërejtjeve dhe fjalimeve të pa baza procedurale të anulohet puna edhe e Komisionit, edhe të Kuvendit sepse është e rëndësishme që kjo shtëpi ligjvënëse të jetë sa më efikase dhe efektive”, deklaroi Hari Llokvenec, LSDM.

Në një moment të debatit kryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski u detyrua të jep gjysmë ore pushim duke i paralajmëruar deputetët e OBRM-PDUKM-së që mos të vazhdojnë me replikat dhe ndërhyrjet proceduralet sikur që ishte rasti në seancën konstituive të Kuvendit, mirëpo edhe pas pushimit, anëtarët e OBRM-PDUKM-së nuk i dëgjuan këshillat e Kiracovsit dhe vazhduan me replikat./Telegrafi/

Exit mobile version