Telegrafi

Debat ‘Marrëveshja e Parisit-ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i ujërave’

Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane me rastin e Ditës ndërkombëtare të Mjedisit jetësor, në kuadër të kampanjës ‘BE Bisedime’ sot do të realizohet debat me temë: ‘Marrëveshja e Parisit-Ndryshimet Klimatike dhe Menaxhimi i ujërave’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Debati do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi, ku do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Francës, Lorens Oer dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Bashkim Ameti.

Në debat pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të sektorit qeveritar, organizatat civile dhe profesorë të cilët veprojnë në fushën e mjedisit jetësor. /Telegrafi/