Telegrafi

Debat i ashpër për ndotjen e ambientit jetësor në Bosilevë

Në komunën e Bosilevës është zhvilluar një debat i ashpër në mes të përfaqësuesve të pushtetit lokal, organizatave joqeveritare dhe partive politike, në lidhje me ndikimin në ambientin jetësorë të xeherores së bakrit dhe arit, Illovica, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Toni Ristov nga Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM), kompania nuk ka plan për ndotjen e ujit dhe tokës, pasi që me eksploatimin do të lirohet sasi e madhe arseni në ujë, si edhe përdorimi i cianidit në procesin e përpunimit të xeheve.

Nga ana tjetër, kompania ”Euromaks Resources” theksoi se janë bërë analiza të të gjitha burimeve dhe puseve të ujit, si edhe të rrjetit të ujësjellësit në laboratorë të akredituar në Britanië e Madhe dhe sipas tyre, niveli i arsenit do të jetë nën kufirin e lejuar.

Miniera Illovica duhet të fillojë me punë në vitin e ardhshëm./Telegrafi/