Telegrafi

Debat i ashpër në spektakël – Romeo me ‘akuza’ kundrejt Françeskës: Ti do të ndash çifte

Spektakli i së martës ka nisur me përplot debate në Big Brother VIP Albania 3.

Që në fillim është diskutuar raporti i Romeos dhe Heidit, ku ishte e përfshirë edhe Françeska Murati.

Ai është prekur me banoren pasi ka parë se banorja e re ka tentuar të futet në mes tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

“Heidi është personi i vetëm që ke në shtëpi për të më ndarë mua”, iu drejtua Romeo-Françeskës.

Lexo po ashtu Tha se ka flirtuar me të, del fotoja e Silvit me Sara Gjordenin

Pas gjithë kësaj, Murati ka replikuar duke treguar se nuk ka ndonjë qëllim në lidhje me këtë dhe se është grua e martuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë kam hyrë këtu si Françeska. është e drejta ime të shpreh opinionet e mia. Unë kë të dua e vlerësojë. Unë jam grua e martuar, me fëmijë”, u shpreh ajo.

“Ti do të ndash çifte”, theksoi sërish prezantuesi, i revoltuar ndaj modeles. /Telegrafi/