Site icon Telegrafi

Debat i ashpër në Kuvend, Kusari – Lila i prenë shiritat që i vendosi deputeti Abazi

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje të ashpra mes deputetëve opozitarë dhe deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari Lila.

Deputetja u akuzua për bashkëpunim me kriminelin Milan Radoiçiq, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, ka reaguar deputetja Kusari Lila e cila tha se Lista Serbe po iu mungon vetëm partive opozitare, ajo po ashtu ka prerë shiritat që i vendosi deputeti Haki Abazi, me mbishkrimin “rrezik”, transmeton Telegrafi.

“Mungesa e tyre po iu vë ne siklet, LVV ka treguar që mundet pa Listën Serbe. Të  humbur të mbaruar jeni,  nuk keni me i sjelle kurrë, kanë mbaruar bashkë me ju”, tha Kusari Lila.

Ndryshe, në hapësirën e foltores, deputeti Haki Abazi vendosi shiritin me mbishkrimin rrezik, kjo pasi ditën e mërkurë u publikuan disa audio-incizime të deputetes Mimoza Kusari Lila dhe Milan Radoiçiq.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të bashkëpunojnë me LVV-në për asnjë marrëveshje përderisa e kanë në krye të partisë Mimoza Kusari Lila./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version