Telegrafi

Deamishel ngacmon ndjekësit: Jam në një marrëdhënie me Kristin

Foto: Screenshot/Instagram

Deamishel Hoxha lirshëm mund të thuhet se ka qenë një personazh shumë i komentuar gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Ajo u përfol mjaft shumë për shkak të karakterit, lojës e mes tjerash edhe për humorin që kishte.

E njëjta së fundmi ka ngacmuar ndjekësit në rrjete sociale me disa postime që ka hedhur në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas shumë aludimeve që janë bërë në lidhje me ta, ajo në një postim thotë se është në një marrëdhënie me Kristin.

“Na zbuluat…E pranoj! Jam në një marrëdhënie me Kristin”, u shpreh Hoxha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dea Mishel

E në tjetrin postim theksoi se bëhet fjalë për në aspektin e punës, meqë do jenë në juri të një programi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Jemi në një marrëdhënie pune. Ndjesë se nuk e specifikova”, tha biondja.

Dea ndërkaq u ngacmua tejet shumë edhe sa ishte brenda për raportin që krijonte me meshkujt, ish-konkurrentët në BBVA. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram