Telegrafi

Deamishel flet për raportin me Amosin pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 2, Deamishel Hoxha nisi një njohje me aktorin Amos Zaharia.

Dyshja patën një kimi mjaft të mirë brenda, por që vendosën të jenë vetëm miq.

E ftuar sonte në “Më lër të flas”, finalistja e BBVA shpjegoi përfundimisht raportin me aktorin e lartpërmendur.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo u shpreh se nuk ka pëlqim për të, madje nuk ruan as miqësi jashtë formatit.

Donaldi: Nuk ke më kontakte, miqësi?

Dea Mishel: Jo pra. Nuk është se kisha turp brenda dhe prita.

Donaldi: Po pse, ai djali i mirë është…

Dea Mishel: Po, shumë djalë i mirë është. E vlerësoj shumë.

(Donaldi nuk flet)

Dea Mishel: Mos u mërzit.

Donaldi: Po çfarë do më? Ai djalë king është, nga familje e mirë vjen.

Dea Mishel: Po, të gjitha i ka. Nuk i mungon asgjë.

Donaldi: Ka lidhje me mbretër. Është vëllai i princeshës.

Dea Mishel: Një shok shumë i mirë…

Donaldi: Dakord. /Telegrafi/