Telegrafi

Dea Mishel zbulon arsyen e vërtetë pse u fut në “Big Brother VIP Albania 2”

Dea Mishel zbulon arsye e vërtetë pse u Fut në “Big Brother VIP Albania 2”

Pas përfundimit të sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania 2”, Dea Mishel vazhdon të mbetet një ndër figurat më të ndjekura dhe të komentuara nga ky sezoni.

Lexo po ashtu Dea Mishel sjell verën para kohe, me disa fotografi të mrekullueshme në Instagram

E njohur për personalitetin e saj të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, Dea ka bërë për vete një audiencë të madhe gjatë kohës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Së fundmi, në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Dea ka vendosur të hedhë dritë mbi arsyen e vërtetë të pjesëmarrjes së saj në këtë ‘reality show’.

Në kundërpërgjigje ndaj një komentuesi që e akuzoi se hyri në BBVA për të kërkuar famë, Dea ka qartësuar qëllimet e saj.

Foto: Dea Mishel/Instagram

Komentuesi ka shkruar: “Përderisa u fute në Big për famë hyrë”.

Por, me një përgjigje plot vetëbesim dhe pa komplekse, Dea ka sqaruar: “Jo në fakt u futa për qef dhe nuk e mendova fare, sepse unë bëj gjëra qesharake për qef. Po të isha futur për famë, do të kisha bërë shumë gjëra shumë ndryshe. Mos harroni kush ishte antiheroina juaj e preferuar, me vullnet të plotë.” /Telegrafi/