Mediat italiane raportojnë se holandezi Stefan de Vrij ka rënë dakord të bashkohet me Interin në një kontratë pesëvjeçare.
Mbrojtësi holandez, marrëveshja e të cilit me klubin aktual Lazio skadon këtë verë, ka qenë njëri nga emrat më të lakuar muajve të fundit.
De Vrij ka qenë i lidhur me skuadrat e mëdha italiane, por gjithashtu edhe me Barcelonën dhe Liverpoolin.
Por, sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurët kanë fituar garën për qendërmbrojtësin holandez, i cili është i vendosur të bashkohet me një transferim të lirë gjatë verës.
Sipas të përditshmes italiane, de Vrij ka rënë dakord me Interin dhe për një marrëveshje që përfiton 4.2 milionë euro në sezon.
De Vrij nënshkroi për Lazion nga Feyenoord në vitin 2014 pas shfaqjeve mbresëlënëse për vendin e tij në Kupën e Botës të atij viti.
Megjithatë, ka qenë e qartë për disa kohë që ai nuk do të vazhdojë qëndrimin e tij në Stadio Olimpico përtej fundit të sezonit aktual.
Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare është përpjekur shumë ta mbaj holandezin, por ai kishte vendosur të bëj një hap para në karrierë dhe zgjedhja e tij thuhet të jetë Interi. /Telegrafi/