Site icon Telegrafi

De Vrij nuk shkon te Juve, pritet rinovimi me Lazion

Stefan de Vrij pritet ta vazhdojë kontratën me Lazion, por në të do të ketë një klauzolë prej 25 milionë euro. 

Holandezit kontrata i përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe Juventusi është vënë pas tij tash e një kohë.

Corriere dello Sport shkruan se De Vrij nuk do të largohet nga klubi aktual, por do të nënshkruajë kontratë të re.

Lojtari do ta pranojë rinovimin me klauzolën prej 25 milionë eurove.

Ende ka kohë deri në fund të afatit kalimtar dhe lojtari edhe tani mund të ndërrojë mjedis. /Telegrafi/  

Exit mobile version