Pas tri fitoreve në tri javët e para të Serie A, situata u trazua në shtëpinë e Interit pas barazim 1-1 ndaj Slavias Pragës në Ligën e Kampionëve.
Në fundin e pjesës së parë në ndeshjen ndaj çekëve sipas mediave italiane ka pasur disa shkëndija mes Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukakut.
Zërat janë tentuar të shuhen nga qendërmbrojtësi holandez Stefan De Vrij i cili i ka cilësuar thjeshtë trillime.
“ Këto gjëra që shkruhen nuk kanë ndodhur kurrë në dhomat tona të zhveshjes”.
“Nuk ka asgjë për të thënë dhe asgjë për t’u përgjigjur, ne shikojmë përpara dhe duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”.
Derbi i Madoninës është sfida e radhës për zikaltrit dhe De Vrij beson se Interi do të triumfojë në këtë ndeshje. /Telegrafi./