Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij është i lidhur me një lëvizje te Tottenhami për t’u ribashkuar me Antonio Conte, por holandezi mohoi çdo kontakt me ish-trajnerin e tij te Nerazzurrët.
Qendërmbrojtësi i Nerazzurrëve aktualisht po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Holandës për Kupën e Botës kundër Malit të Zi dhe Norvegjisë.
De Vrij është theksuar si një objektiv i mundshëm për Conten, i cili së fundmi iu bashkua Tottenhamit, dhe në Itali u shfaqën thashetheme në lidhje me kontaktin midis mbrojtësit dhe ish-trajnerit të tij.
Por 29-vjeçari, i cili iu bashkua Interit në korrik 2018 si transferim i lirë nga Lazio, zbuloi se nuk di asgjë për një lëvizje të mundshme në Angli.
“Unë i mohoj këto thashetheme. Unë nuk di asgjë. Lidhja është e lehtë sepse trajneri me të cilin kam punuar në Inter tani është atje [në Tottenham]”.
“Conte nuk më ka kontaktuar për këtë. Jam i fokusuar te kombëtarja, tani ky është prioriteti im, pastaj do të mendoj për Interin, por sigurisht jo për Tottenhamin”, ka thënë De Vrij për Ziggo Sport.
De Vrij luajti një rol jetik në skuadrën fituese të Scudettos në sezonin 2020-21.
Mbrojtësi holandez, i cili luajti 54 herë për Holandën, ka luajtur 139 ndeshje konkurruese që kur u bashkua me Nerazzurrët. /Telegrafi/