Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, e konfirmon se ka nënshkruar para-kontratë me Interin për sezonin e ardhshëm.
Qendërmbrojtësi është lojtar i lirë nga 30 qershori, por para se të përfundojë sezoni 2017/17 klubi zikaltër kishte depozituar kontratën e tij në Lega Serie A.
Kjo lëvizje e parakohshme nga Interi bëri që paska të turbullohen ujërat në kryeqytetin italian, sa që tifozët i kërkuan trajnerit Simone Inzaghi të luajë me holandezin në javën e fundit.
“Mendoj se mund të rritem ende te Interi. Mezi po pres të filloj”, ka thënë De Vrij nga qendra stërvitore e Përfaqësueses së Holandës.
26-vjeçari besohet se ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin nga Milano.
De Vrij te Interi do të gjejë një konkurrencë të madhe dhe ende nuk është e sigurt se a do luajë titullar.
Për mbrojtësin kishin shfaqur interesim edhe shumë skuadra, por ai në fund kishte refuzuar të gjithë për atë të Luciano Spallettit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SMKKMS8QG3E