Federata Holandeze e Futbollit ka konfirmuar se mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij është tërhequr nga skuadra e Holandës dhe do të humbasë ndeshjen kundër Italisë.
De Vrij u thirr për të marrë pjesë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Polonisë nesër dhe Italisë të hënën.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për mbrojtësin pasi ai pësoi një lëndim në stërvitje.
Mbrojtësi i Interit është tërhequr nga skuadra dhe kjo është konfirmuar nga një deklaratë e lëshuar në faqen zyrtare të kombëtares.
Stefan de Vrij moet het trainingskamp door een blessure verlaten. Er wordt geen vervanger opgeroepen. https://t.co/vZtYft5iYQ
— OnsOranje (@OnsOranje) September 3, 2020
“Stefan de Vrij është tërhequr nga skuadra kombëtare për shkak të një dëmtimi”.
“Mbrojtësi i Interit lë grumbullimin në Zeist dhe do të humbasë ndeshjet kundër Polonisë dhe Italisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/