Mattia De Sciglio ka folur rreth kalimit të tij tek Juventusit, teksa e ka cilësuar si shumë të rëndësishme ribashkimin e tij me trajnerin Massimiliano Allegri.
Mbrojtësi italian u bashkua me Bianconerët nga Milani këtë verë, ku do të luajë sërish nën drejtimin e Allegrit, trajneri që i dha atij debutimin.
“Është e rëndësishme për mua që të ribashkohem me Allegrin”, ka thënë fillimisht De Sciglio duke folur për Juventus TV.
“Ai tregoi besim të madh tek unë në Milan, pavarësisht faktit që isha shumë i ri, më lejoi të punoja me qetësi”.
“Pse Juve? Sepse ky është një ekip i madh në Itali dhe në Evropë, një ekip ku unë do të duhet të jap të gjithën nga vetja në trajnim në mënyrë që të fitoj një vend”, përfundoi mbrojtësi italian.
Ndryshe, De Sciglio ka qenë kapiten i Milanit dhe mund të luaj në dy krahët e mbrojtjes, ashtu sikurse edhe në një qendër të mbrojtjes me tre lojtarë. /Telegrafi/