Telegrafi

De Sciglio drejt Lyonit, liron vend te Juve për Chiesan

(Foto: Instagram/mattiadesciglio2)

Mbrojtësi i Juventusit, Mattia De Sciglio, është në bisedime të avancuara me Lyonin, gjë që do të linte hapësirë për Federico Chiesan – raporton Sky Sport Italia.

Ish-futbollisti i Milanit qe një kohë të gjatë është në listën e largimeve, mirëpo nuk ka mundur të arrijë marrëveshje për transferim.

Në dy afatet e kaluara kalimtare, ai ishte shumë pranë Paris Saint-Germainit, por transferimi nuk ndodhi.

Federico Chiesa është shënjestër e Juventusit (Foto: Instagram/fedexchiesa)

Sipas mediave italiane, De Sciglio do të kalojë në Ligue 1, por te Olympique Lyonnais, ku do të huazohet, ndërsa klubi francez do t’ia paguajë rrogën.

Lexo po ashtu Cheisa te Juventus, zbulohen shifrat e ofruara për transferimin e italianit

Në këtë mënyrë, do të linte hapësirë që Juventusi ta transferonte anësorin e Fiorentinas, Federico Chiesa.

Zonja e Vjetër pritet ta huazojë lojtarin e Violas për 10 milionë euro me obligim blerjeje për 50 milionë euro të tjera. /Telegrafi/